minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pendarovski: Do të anëtarësohem në OBRM-PDUKM nëse arrijnë që maqedonasit t’i fusin në Kushtetutën e Bullgarisë - Shqiperia.info

Stevo Pendarovski ka thënë se pret mandat të dytë të presidentit dhe fitore të dyfishtë në zgjedhje.

Ai në kongresin e mbrëmshëm partiak, në të cilin u zyrtarizua kandidatura e tij, tha se vlerësimi i tij është që LSDM do të realizojë fitore të dyfishtë dhe se do ta udhëheq Maqedoninë e Veriut në katër vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski foli edhe për OBRM-PDUKM-në, duke shtuar se nëse ata vijnë në pushtet Maqedonia do të jetë e izoluar.

“Teza e tyre është, së pari do të vijmë në pushtet, të mundohemi ta vendosim ekonomikisht Maqedoninë në baza të shëndosha dhe më pas u thonë ambasadorëve të huaj se në gjysmën e dytë të mandatit të tyre, do të përpiqen të arrijnë marrëveshje me bullgarët. Në çfarë mënyre – në atë mënyrë që do t’i detyrojnë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre, në mënyrë që maqedonasit tanë që jetojnë atje të njihen atje”.

“Nga këtu po u them, nëse arrijnë t’i fusin maqedonasit në Kushtetutën e Bullgarisë, t’i detyrojnë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre dhe nëse maqedonasit që janë atje në një numër të madh ia dalin, të njihen si pakicë kombëtare, unë do të jem i pari që do të anëtarësohem në OBRM-PDUKM”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, Pendarovski si kundërkandidate në zgjedhjet presidenciale nga radhët e OBRM-PDUKM-së do të ketë Gordana Siljanovskën./Telegrafi/

Pendarovski: Do të anëtarësohem në OBRM-PDUKM nëse arrijnë që maqedonasit t’i fusin në Kushtetutën e Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version