minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pas situatës me gripin sezonal, KSI rekomandon mbajtjen e maskave në spitale - Shqiperia.info

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon mbajtje të detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve dhe ndalim të vizitave në spitalet.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski, tha se momentalisht ka rritje të numrit të të infektuarve me grip, por se aktualisht nuk ka rrezik për gjendjen e përgjithshme të shëndetit publik.

Lexo po ashtu
Regjistrohet viktima e gjashtë nga gripi sezonal, spitalet të stërmbushura me pacientë

“Kemi hyrë në sezonën e gripit dhe duhet të mendojmë për mbrojtjen e të moshuarve mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike. U bëjmë thirrje që të vaksinohen, ka mjaftueshëm doza në pikat e vaksinimit, të kujdesen me marrjen e vaksinës kundër gripit. Kapacitetet e spitaleve janë në dispozicion dhe nuk rrezikohet gjendja e përgjithshme e shëndetit publik”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski-Kryetar i Komisionit i Sëmundjeve Infektive.

7 persona të shtrirë në spital janë me gripin sezonal, informoi Milena Stefanoviç, drejtoreshë e Klinikës Infektive. Ajo shtoi se 5 janë me konfirmim dhe dy në pritje.

Pas situatës me gripin sezonal, KSI rekomandon mbajtjen e maskave në spitale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version