minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Paga mesatare neto për muajin dhjetor ishte 46.889 denarë - Shqiperia.info

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në dhjetor 2025 arriti në 46.889 denarë dhe është 7.6% më e lartë se në dhjetor 2024, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Transport dhe magazinim me 13.4%, Bujqësi, pylltari dhe peshkim me 10.9% dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; Riparim i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsim me 9.7%.

Një rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët: Transport dhe magazinim me 12.8%, Miniera dhe gurore me 9.0% dhe Ndërtim me 7.0%.

Paga mesatare mujore bruto e paguar në dhjetor 2025 ishte 70.520 denarë./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version