minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Pa leje dhe me automjet të paregjistruar transportonte dru për ngrohje, ndalohet personi nga rrethina e Shkupit - Shqiperia.info

MPB Maqedoni njofton se dje (27.04.2026) në fshatin Brodec, në rrethinën e Shkupit, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Mirkovc e privuan nga liria F.J. (26) nga rrethina e Shkupit, pasi që me një automjet udhëtarësh “Opel Astra” me targa të Tetovës transportonte dru për ngrohje pa vulë dhe dokumentacion.

“Gjatë procedurës së mëtejshme është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte leje të skaduar qarkullimi, ndërsa F.J. nuk ka pasur patentë shoferi”.

“Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.J. do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version