Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune të Çairit, Bujar Osmani tha në Tv Sitel se nuk do t’i shembë ndërtimet pa leje, por do të kërkojë që ato të verifikohen.

“Po nëse kam ndonjë barrë personale, traumë politike personale,nëse mund të them kështu, është se besoja se Visar Ganiu ishte një atlet i ri, i panjohur në atë kohë, se ai po vinte idenë e një ndërprerjeje të plotë në mënyrën se si Mexhiti punonte më parë. Dhe tani mendoj se kandidatura e Mexhitit është një kthim në atë që ishte edhe para Visar Ganiut, dhe kjo është një fyerje për Çairin”.

Osmani tha se zgjedhjet e tetorit janë referendum.

“Ju i keni dy partitë më të mëdha politike shqiptare, BDI-në dhe Aleancën, të bashkuara në një front. Kjo është njësoj sikur OBRM-PDUKM dhe LSDM të ishin bashkuar në një front. E di që edhe disa parti të vogla do të jenë në qeveri për t’i përfaqësuar maqedonasit – kështu është tani. Keni fraksione të vogla që gjithmonë kanë qenë shtojca të dy partive të mëdha, të cilat OBRM-PDUKM i ka ‘inxhinieruar’ si përfaqësues shqiptarë. Ndërkohë, dy partitë më të mëdha shqiptare janë bashkuar në një koalicion dhe thonë se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë kështu”.

Osmani tha se kjo qeveri nuk ka treguar asnjë rezultat, ndaj tetori do të sjellë ndryshimin që po e kërkojnë qytetarët.

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë kështu appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version