
Ish-ministri i Punëve të Jashtme njëherit edhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka publikuar në Facebook disa të dhëna ku shihet se punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë barazuar me zero.
Në shumë instiucione po punësohen vetëm maqedonas dhe aspak shqiptarë, dhe sipas Osmanit kjo tregon se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucione është zero.
Reagimi i plotë
“Shikoni këto numra tronditës, të nxjerra vetëm nga reagimet e BDI-së këtë javë:
Enti i Statistikave: 11 me 0
Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut: 14 me 0
Drejtoriae të Ardhurave: 41 me 1
Regjistri Qendror: 8 me 0
Ministria e Kulturës: 12 me 1
CEMV Strugë: 23 me 0
SPILJE Dibër: 8 me 0”.
Osmani tha se këto zero janë shqiptarët e avancuar apo të punësuar në këto institucione gjatë këtyre ditëve dhe se këto nuk janë vetëm numra.
“Ky është reflektim i një përjashtimi të paprecedentë të një populli të tërë nga institucionet e shtetit” ka shkruar Osmani.
Osmani: Shqiptarët janë të përjashtuar nga punësimet dhe avansimet nëpër institucionet shtetërore appeared first on Telegrafi.