“Çairi sot është një nga komunat më jotransparente në Maqedoni. Korrupsioni dhe nepotizmi e ngulfatin zhvillimin, ndërsa komuna është e uzurpuar nga ata që e udhëheqin. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, ata punojnë për interesat e tyre,” – theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani.

Osmani tha se prej më 19 tetor do të fillojë ndryshimi i shumëpritur.

Ai theksoi se fjalët boshe ua lë kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa ai vetë do ta dëshmojë me vepra. Për këtë qëllim prezantoi setin e ri të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje të interesit publik nën emrin „Syri Qytetar”.

„Ky set përfshin katër zgjidhje të reja që deri më tani nuk i ka futur asnjë komunë. Nuk mjafton vetëm të kesh dëshirë, por nevojiten edhe mekanizma të qartë.” Katër mekanizmat që e përbëjnë „Syrin Qytetar” janë:

Hapja publike e tenderëve – Çdo hapje e ofertave për prokurime publike do të jetë publike, me transmetim direkt dhe me incizim të qasshëm në internet. Kjo lejohet me ligjin për prokurime publike deri në një fazë të caktuar të procedurës.

Gjatë gjithë procedurës do të zbatohet monitorim i pavarur nga OJQ dhe ekspertë për antikorrupsion në procesin e përzgjedhjes së ofertuesit më të favorshëm te tenderët më të mëdhenj, në mënyrë që të sigurohet procedurë e drejtë dhe ligjore.

“Arka publike” – Ndjekja online e llogarive, të hyrave dhe pagesave të komunës, përmes një mjeti të thjeshtë me të cilin qytetarët në çdo kohë do të mund të dinë se për çka shpenzohen paratë e tyre.

“Kontrolli AI” – Futja graduale e automatizimit të kontrolleve me mjete të inteligjencës artificiale, të cilat do ta eliminojnë anshmërinë njerëzore dhe do të alarmojnë nëse diçka nuk është në përputhje me ligjin.

„Me këto mekanizma konkrete dhe efikasë do të sigurojmë transparencë të vërtetë dhe do ta mbrojmë komunën nga korrupsioni. Kjo është angazhimi im ndaj qytetarëve të Çairit,” – theksoi Osmani.

Osmani prezantoi idenë “Syri Qytetar”, një mekanizëm kundër korrupsionit dhe pro transparencës në komunën e Çairit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version