minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Osmani për rezolutën e SHBA-ve: Është inkurajim për ne dhe BE-në për përshpejtimin e anëtarësimit të vendit - Shqiperia.info

Është bërë propozim rezolutë nga katër seantor e cila do të jetë një shtytje për vendin tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme. Edhe republikanët edhe demokratët në SHBA janë njëzëri dhe kemi konsensus absolut të mbështetjes për vendin, tha ministri i Jashtë, Bujar Osmani, pasiqë Senati i SHBA-ve miratoi rezolutën për mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pa kusht shtesë.

Lexo po ashtu
Senati SHBA-së propozoi rezolutë në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për ne, por edhe për BE-në se duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë.

“Korniza negociese është konfirmuar dhe ajo do të mbrojë pozicionet tona sepse nuk lejon që çështjet historike dhe identitare të jenë standard për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, por do të jenë vetëm pakicat dhe të drejtat e njeriut.

Pres që pas zgjedhjeve të përshpejtohet procesi dhe deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Kjo rezolutë do të ndihmojë në inkurajimin e vendeve anëtare”, tha Osmani./Telegrafi/

Osmani për rezolutën e SHBA-ve: Është inkurajim për ne dhe BE-në për përshpejtimin e anëtarësimit të vendit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version