
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj siç thotë ai shpifjeve të koalicionit VLEN, për takimin e ish-ministrit t MPJ-së me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Osmani në reagimin e tij shkruan se VLEN nuk kanë ide ndaj zhvillojnë fushatë negative me shpifje, por thekson se do ta marrin përgjigjen më 19 tetor.
Reagimi i plotë:
Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e vLEN-it vazhdojnë lidhur me një kinse takim me Gruevskin me qëllimin për të siguruar deputetë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.
E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR . Këmbëngulja që ata vazhdimisht përdorin gënjeshtra dhe përsëritin të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë.
Ndërsa ata përveç fushatës negative nuk ofrojnë asgjë tjetër, ne po krijojmë një lëvizje për ndryshim që rritet dita-ditës.
Përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor.
Osmani: Nuk ka ndodhur takimi me Gruevskin, VLEN më 19 tetor do ta merr përgjigjen ndaj këtyre shpifjeve appeared first on Telegrafi.