Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Osmani përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht.

Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore. Ai premtoi një qasje të ndershme, profesionale dhe me vullnet për punë të përditshme.

“Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore,” tha ai. “Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato”, shkruan Osmami

Osmani falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke përmendur në veçanti Kryetarin, kryesinë, strukturat partiake dhe qindra qytetarë që ka takuar.

Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version