minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Osmani në takim me ambasadoren greke: Mbështetja e Greqisë për RMV-në, bashkëpunim në kuadër të NATO-s - Shqiperia.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kabinetin e tij ka pritur Ambasadoren e Greqisë në vend, Sofia Filipidu.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha dhe gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e tyre.

“Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, ku u shqyrtuan edhe masat si dhe aktivitetet, të cilat Qeveria i realizon në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës”.

“Mbështetja e pahamendshme e Greqisë për integrimin evropian të vendit, bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si dhe iniciativave rajonale, ishin gjithashtu temë e diskutimeve në takim”, thonë nga MPJ.

Osmani në takim me ambasadoren greke: Mbështetja e Greqisë për RMV-në, bashkëpunim në kuadër të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version