Bujar Osmani sot i është përgjigjur Izet Mexhitit lidhur me pyetjen e parashtruar, se BDI a do të pranonte të hynte në qeveri me “albanofobin” Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pyetja publike e Izet Mexhitit drejtuar krerëve të BDI-së vetëm se dëshmon se ata, të çenurit në Qeveri e shohin si mëshirë e Kryeministrit ndaj tyre, vlerëson kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani.
Kjo, sipas Osmanit, është një sinjal alarmi për çdo shqiptar që jeton në Maqedoni të Veriut, ndërsa shpërfaq inferioritetin e VLEN-it në raport me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në.
“Ajo që e tha kundërkandidati im është seriozisht trishtuese, ata treguan dhe tash ne e kuptojmë në fakt përse ata nuk e kundërshtojnë kryeministrin. Tash ne e kuptojmë në fakt se përse ata nuk e kundërshtojnë kryeministrin kur ai i ofendon, si i tha atij deputetit të Tetovës ‘kush është ai nuk ka asnjë peshe’, dhe pastaj ai deputeti doli dhe i kërkoi falje. Për shkak se ata raportin me partnerin e Qeverisë, e shohin si raport të mëshirës, a na merr apo nuk na merr?”, theksoi Osmani.
Sipas tij, ky është nënçmimi më i madh që i bëhet popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij, faktori politik shqiptarë duhet të përfaqësoj vullnetin e shqiptarëve, e jo dëshirat personale të kryeministrit.
“Ne sovranitetin vlerësojmë se e ka populli. Kur populli ta jep vullnetin për ti përfaqësuar ata, mua fare nuk më intereson se kush është në anën tjetër të tavolinës, unë hyjë aty për shkak se populli më ka votuar, jo për shkak se më do Mickoski”, theksoi Osmani.
Ai edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij se këto zgjedhje janë betejë mes dy koncepteve./Telegrafi/