Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë politik kundër shqiptarëve në vend.
Në një deklaratë publike, Osmani thekson se, duke u mbështetur në përvojën e tij politike dhe pa asnjë kalkulim partiak, miratimi i këtij Ligji përbën “tradhti të nivelit të lartë” ndaj përpjekjeve shumëvjeçare të brezave për të siguruar një pozitë të dinjitetshme për shqiptarët në shtet.
“Nga e gjithë përvoja ime politike, dhe duke hequr çdo kalkulim partiak, e them me plot përgjegjësi: miratimi i të ashtuquajturit ligj për përfaqësim të drejtë është tradhti e nivelit të lartë ndaj çdo përpjekjeje të brezave për pozitë të dinjitetshme të shqiptarëve në këtë shtet”, reagon Osmani.

