OBRM-PDUKM në një kumtesë për media thotë se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është lidhur me krime të rënda dhe korrupsion gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi dhe kushdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin do të duhet të përgjigjet sipas rendit ligjor.

“Ai dyshohet për përvetësim në shërbim në rastin e lotarisë shtetërore. Dëmi për shtetin nga veprimet e tij është mbi 8 milionë euro, me indikacione se shuma është dukshëm më e lartë. Në publik u shprehën dyshime se, së bashku me drejtorin e atëhershëm të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, u zhvilluan procedura kontroverse tenderimi dhe u paguheshin avanse partnerëve të biznesit”.

“LSDM dinte për krimet e Grubit dhe heshti dhe nuk reagoi. Për të mbijetuar edhe një ditë në pushtet, LSDM toleroi abuzimet që ndodhën në Lotari nën udhëheqjen e Bajramit, dhe nën kujdesin e Grubit, kjo u konfirmua nga raporti i ESHR-së”.

“Publiku pret një zgjidhje institucionale. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi, dhe kushdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin do të duhet të përgjigjet sipas rendit ligjor”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Share.
Exit mobile version