minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM: Vazhdon kaosi me dokumentet personale, pushteti luan ping-pong me problemet e qytetarëve - Shqiperia.info

Partia opozitare maqedonase në një kumtesë për media thekson se Kovaçevski, Pendarovski dhe Osmani po “luajnë ping-pong” me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe kaosi me nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues të shtetit nuk ndalet.

“Sikur të mos mjaftonin radhët e gjata, shtytjet dhe nervat e qytetarëve, të paaftët e pushtetit të BDI-së dhe SDS-së e reduktuan edhe orarin e sporteleve për fotografim për dokumente personale”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Ata po ashtu theksojnë se “paaftësia e Oliver Spasovskit dhe MPB-së vërehet në veprim për faktin se nuk kanë siguruar me kohë formularët për dokumente personale dhe me këtë edhe pamundësinë e qytetarëve për ndryshimin e dokumenteve me kohë”.

“Për shkak të pamundësisë së ndërrimit të më shumë se 1.2 milionë pasaportave që kanë mbetur për ndryshim, apelojmë tek autoritetet e SDS dhe BDI që të shtyjnë afatin për lëshimin e dokumenteve personale. Gjithashtu kërkojmë që Gjykata Kushtetuese sa më shpejt të nxjerrë masë të përkohshme për nxjerrjen jashtë fuqisë së dispozitave të ligjit për dokumentet e udhëtimit që i referohen afatit për ndryshim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM: Vazhdon kaosi me dokumentet personale, pushteti luan ping-pong me problemet e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version