“Taravari duhet të përgjigjet se me çfarë po shantazhohet. Kjo sjellje e paarsyeshme e tij mund të ndodhë vetëm si rezultat i shantazhit dhe nën diktatin e lobit kriminal, i njëjti që e gjunjëzoi LSDM-në dhe e shkriu atë në një partneritet dhe martesë me mafian e BDI-së”, thonë nga OBRM-PDUKM, pas largimit të Arben Taravarit nga Qeveria.

Nga OBRM-PDUKM gjithashtu thonë se “Arben Taravari duhet të jetë i ndershëm dhe të pranojë se informacioni që po përhap tani për largimin nga qeveria, si p.sh. se çështjet shqiptare nuk u trajtuan mirë ose se pati një ngecje në integrimin në BE, është vetëm një alibi e zbehtë për veprimet e tij të shantazhuara”.

“Arben Taravari është një njeri i shantazhuar, çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në motive biznesi ose të llojeve të tjera. Ai ka konfirmuar se nuk është një partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politikë”.

“Ai duhet t’u shpjegojë votuesve të tij se si BDI është tani opsioni i duhur dhe i vetëm për të”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Taravari të përgjigjet se me çfarë e shantazhon BDI-ja appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version