minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM: Revizioni konstatoi mungesën e procedurave në rastin e Palços, e cila pikërisht është ajo që e shpëton Spasovskin nga përgjegjësia penale - Shqiperia.info

E kuptojmë nevojën e LSD-së për të mbrojtur ish-kryetarin e saj të një organizate qytetare dhe të dyshuar për një vrasje mizore të dyfishtë, Ljupço Palevski Pallço, por ajo që konstatoi revizioni është mungesa e procedurave që janë mënyra si tërhiqet Oliver Spasovski dhe përgjegjësia e tij për reagimin e parakohshëm të shërbimeve për vrasjen e dyfishtë, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lexo po ashtu
MPB: Nuk ka pasur lëshime gjatë hetimeve për vrasjen e dyfishtë në Shkup, nuk ka bazë për masa disiplinore

“Pas 8 vitesh ministër shtrohet pyetja pse Oliver Spasovski nuk ka sjellë procedura për veprime obligative në raste të tilla?”, pyesin nga partia e Mickoskit.

“LSD, nga strukturat e së cilës ka lindur Palevski, a dëshiron të na bindë se është normale që ka vozitur në mes të Shkupit me viktimën e parë dhe ka lëvizur pa probleme?

Në fund, LSD duhet të pyesë ministrin e Drejtësisë se sa është ekstradimi i Palços? A është në horizont lirimi i tij?”, pyesin nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Revizioni konstatoi mungesën e procedurave në rastin e Palços, e cila pikërisht është ajo që e shpëton Spasovskin nga përgjegjësia penale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version