minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
OBRM-PDUKM propozon që punëtorët e mediave të lirohen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore - Shqiperia.info

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në takimin me gazetarët informoi se grupi i tyre parlamentar do të propozojë që punëtorët e mediave të lirohen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, me përjashtim të RTVM-së dhe AIM-së që financohen nga buxheti i shtetit.

Mickoski tha se gjatë debatit për propozim-buxhetin në Kuvend do të paraqitet një amendament dhe se bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë euro në vit.

Nëse kjo nuk pranohet, tha Mickoski, gjatë formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të majit, me ribalancin e parë do të parashihet lirimi i mediave nga këto detyra.

Mickoski vlerëson se kjo masë do t’u mundësojë pronarëve të mediave rritjen e pagave për punëtorët./Telegrafi/

OBRM-PDUKM propozon që punëtorët e mediave të lirohen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version