minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM: Javën e ardhshme do të propozojmë ministrat e rinj për qeverinë teknike - Shqiperia.info

OBRM-PDUKM njofton se javën e ardhshme do të propozojë ministrat e rinj për qeverinë teknike.

“Ndër të tjera, pikërisht për truket dhe marifetet e tilla të lira që pritej nga LSD dhe Kovaçevski, OBRM-PDUKM bëri thirrje për shfuqizimin e qeverisë teknike, të cilën Kovaçevski e refuzoi. OBRM-PDUKM për të vepruar shtetërisht dhe me përgjegjësi pranoi të marrë pjesë në qeverinë teknike, pa votuar kryeministrin teknik Xhaferi nga BDI”, reagojnë OBRM-PDUKM ndaj deklaratës së Kovaçevskit.

Lexo po ashtu
Kovaçevski: Nëse OBRM-PDUKM vendos të mos votojë për qeverinë teknike, ato vende duhet të mbeten bosh

OBRM-PDUKM mbetet në të njëjtin qëndrim, ndërsa emrat për ministra dhe deputetë, sipas ligjit, do të propozohen javën e ardhshme.

“I takon qeverisë nëse do të zgjedhë të respektojë ligjin, apo ta thyejë atë, gjë që zbulon vetëm prapaskenat e synimeve të rrezikimit të procesit zgjedhor, gjë që është dëshmi e nervozizmit të madh të qeverisë në largim.

Ligji nuk njeh propozime për ministra “vend bosh” siç deklaron Kovaçevski”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Javën e ardhshme do të propozojmë ministrat e rinj për qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version