OBRM-PDUKM ka kritikuar kryetarin e LSDM-së, Venko Filipce, duke e akuzuar atë se nuk po mbron qëndrimet e vendit dhe se vepron në përputhje me pikëpamjet e Sofjes zyrtare.
Partia në pushtet pretendon se Filipçe mbështet politika që, sipas mendimit të tyre, kërkojnë lëshime të reja nga Maqedonia pa garanci të qarta për përparim në procesin e integrimit evropian.
“LSD dhe Venko Filipçe nuk ofrojnë vizion, plan apo zgjidhje. Politika e tyre reduktohet në pranim të pakushtëzuar të kërkesave që vijnë nga jashtë, pa kujdes të mjaftueshëm për interesat e shtetit”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.
Në reagim theksohet se Maqedonia po përballet me sfida që lidhen me identitetin kombëtar, gjuhën dhe historinë, dhe sipas partisë, Filipçe nuk avokon për një pozicion më të mirë negociues për shtetin.
OBRM-PDUKM vlerëson se paraqitjet publike të kreut të LSDM-së kanë për qëllim promovimin politik, në vend që të mbrojnë interesat kombëtare./Telegrafi/

