OBRM-PDUKM i ka reaguar kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçes lidhur me indeksin e fundit të lirisë së shtypit të “Reporterëve pa Kufij”, sipas së cilës Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie për tre vende.

Nga atje thonë se Filipçe nuk është i besueshëm dhe legjitim të flasë për lirinë e medias, sepse është grindur me të gjitha mediat.
“Filipçe gjeti kohë të fliste për lirinë e medias dhe raportin e Reporterëve pa Kufij.

Filipçe e gjeti veten të besueshëm dhe legjitim për të folur për lirinë e medias, kur nuk ka asnjë media, portal apo gazetar me të cilin nuk është grindur.

Qëndrimi i Filipçe dhe LSD-së, nën drejtimin e shefit të PR-së të bashkëbanuesit të Zaevit, Zoran Bashanoviq, ndaj medias është jashtëzakonisht arrogant, i turpshëm dhe në raste të caktuara edhe i paedukatë.

Filipçe duhet të vërë gishtin në kokën e tij dhe të mendojë se çfarë po bën me gazetarët dhe median dhe nëse qëndrimi i tij është i saktë. Nëse ai mendon se është kështu, ne do të zbresim edhe më poshtë vitin tjetër”, thotë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version