
Partia në pushtet OBRM-PDUKM akuzon ish-kreun e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin aktual Venko Filipçe se duhet të përgjigjen nëse është arritur marrëveshje për përqindje nga shitja e banesave në Tetovë në rastin e biznesmenit “Daka”.
Sipas OBRM-PDUKM-së, përmes ndryshimeve të planit urbanistik në Tetovë në vitin 2020, projekti është vlerësuar në rreth 200 milionë euro, ndërsa përmenden edhe pretendime për përfitime personale dhe përfshirje në audio-incizime që po qarkullojnë në publik.
“Prandaj, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të detyruar të përgjigjen nëse është rënë dakord edhe për një përqindje nga shitja e banesave, të cilat në atë kohë ishin vlerësuar në 200 milionë euro? Kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, vetëm për të mbushur xhepin e tyre. Prokuroria Publike duhet t’i hetojë këto dyshime”, tha Brane Petrushevski.




