
Duke mos dhënë dorëheqjen edhe pas interpelancës së votuar kundër tij, prokurori publik i shtetit tregon se është në mburojën e LSDM-së, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. Nga atje thonë se fakti që Kocevski, edhe pas mocionit politik të mosbesimit, vazhdon të jetë prokuror publik i shtetit është në fakt provë se ai po punon për opozitën.
Sipas OBRM-PDUKM-së, pavarësisht faktit që Kocevski nuk po jep dorëheqje, ai nuk ka më integritet për këtë pozicion.
“Kryeprokurori Lupço Kocevski nuk ka asnjë fije virtyti për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij vetë. Ai zgjodhi të jetë mburojë për LSD-në dhe të mbahet fort pas asaj kashte shpëtimi me të gjitha forcat.
Shtylla e krimit e LSD-së është në prokurori, aty është bastioni i fundit që shpëton nga përgjegjësia dhjetëra ish-zyrtarë shtetërorë, të cilët kanë grabitur shtetin për vite me radhë.
LSD është e vetëdijshme se nëse Kocevski largohet, askush tjetër nuk do të heshtë dhe nuk do t’i mbajë çështjet e tyre në sirtar. Kjo është arsyeja pse ata rrezikuan të ekspozonin publikisht veten dhe të qëndronin pas tij, duke qëndruar kështu në mbrojtje publike të krimeve të tyre”, tha Brane Petrushevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
OBRM-PDUKM: Fakti që Kocevski nuk jep dorëheqje, tregon se punon për opozitën appeared first on Telegrafi.