minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM do të dorëzojë 40 amendamente për ligjin për investime strategjike në energjetikë - Shqiperia.info

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM dhe koalicionit do të ndërmarrë të gjitha procedurat demokratike dhe kuvendare që të parandalojë miratimin e ligjit për investime strategjike në energjetik, për të cilat, vlerësojnë se janë kriminale dhe paralajmëruan se do të dorëzojnë 40 amendamente.

“Dëshpërimi i LSDM-së vazhdon deri në ditën e fundit të qeverisjes së tyre. Sot në Komisionin për Çështje Ekonomike, LSDM-ja sërish do të përpiqet t’i shtyjë ligjet për investime strategjike në energjetikë. Këto janë ligje që shkaktojnë dëme dekadash në sektorin energjetik të Maqedonisë dhe shërbejnë vetëm për pasurimin e lidershipit më të ngushtë të LSDM-së”, thotë deputeti nga OBRM-PDUKM”, Bojan Stojanovski.

Nga atje vlerësojnë se Dimitar Kovaçevski, Mile Zaçeviq dhe Fatmir Bytyqi shohin interesat e tyre, siç tha ai, fitimprurëse ndërsa qytetarët paguajnë 50 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike.

Nga atje shtojnë se qeveria njëherë i tërhoqi ligjet, por edhe përkundër vërejtjeve të ekspertëve, opinionit dhe Ministrisë së Ekonomisë, ajo përsëri i ktheu të njëjtat tekste me nënshkrues të tjerë, këtë herë me Fatmir Bytyqin dhe Kaja Shukova./Telegrafi/

OBRM-PDUKM do të dorëzojë 40 amendamente për ligjin për investime strategjike në energjetikë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version