
Zaevi dhe LSDM-ja për vite me radhë nuk i kanë mohuar incizimet audio, në të cilat pretendohet se Miodrag Davidoviq – Daka i ka dhënë 300.000 euro dhe 2.000 metra katrorë tokë Zoran Zaevit, akuzojnë nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM.
Sipas partisë, ndërmjetësi i Zaevit, Zoran Mileski – Kiçeeç, në bazë të incizimeve audio që dolën në publik në vitin 2020, e ka shantazhuar biznesmenin pro-rus Daka, i cili, sipas tyre, i ka dhënë këto mjete në këmbim të një shërbimi biznesi.
“Në incizime dëgjohet qartë se si Daka i thotë Kiçeeçit se paratë që ia ka dhënë Zaevit, ai i ka përdorur për inxhinieri zgjedhore për referendumin e emrit. Ky rreth arrin edhe te sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i Qeverisë së Zaevit, Dragi Rashkovski, që do të thotë vetëm një gjë, e ajo është se pushteti i atëhershëm i LSDM-së ka qenë i lidhur me biznesmenin pro-rus Daka, dhe më pas i kanë ndihmuar për ndryshimin e Planit Detal Urbanistik në një qytet në Maqedoninë Perëndimore.”, deklaroi Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.







