minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nxënësi nga Prilepi prezantohej rrejshëm si mësimdhënës dhe kishte qasje në të dhënat e ditarit elektronik - Shqiperia.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar sot për një rast ku një nxënës i shkollës së mesme në Prilep prezantohej rrejshëm si mësimdhënës për të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim, e më pas për tre vite kishte qasje në të gjitha të dhënat e ditarit elektronik.

Po ashtu, nxënësi nga Prilepi koordinonte dhe ndihmonte në menaxhimin e ditarit.

“SPB Prilep ka paraqitur kallëzim kundër një nxënësi të shkollës së mesme në Prilep për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim kompjuterik’. I dyshuari, duke u prezantuar rrejshëm si mësimdhënës i gjuhës angleze nga një shkollë fillore në Vinicë, krijoi profil dhe kontaktoi një të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila i kishte bërë të ditur se bisedat me mësimdhënës nuk duhet të zhvillohen në rrjete sociale dhe i kishte krijuar adresë zyrtare elektronike nga Ministria e Arsimit, i kishte dhënë fjalëkalimet e e-ditarit si administrator nga llogaria e saj e përdoruesit dhe i kishte thënë të koordinojë të gjithë mësimdhënësit. Në këtë mënyrë, i dyshuari kishte qasje në të gjitha të dhënat e të gjithë profesorëve në nivel shtetëror, i koordinonte dhe i ndihmonte në menaxhimin e ditarit elektronik. Në periudhën nga viti 2022 deri në nëntor 2025, në momentin kur ish-drejtoresha ushtruese e detyrës e kishte informuar të dyshuarin se një profesoreshë kishte raportuar se dikush po fshinte të dhënat nga ditari elektronik në shkollë, i dyshuari i kishte fshirë të gjitha profilet dhe llogaritë nga profili i rremë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë ishte fshirë edhe profili nga posta zyrtare elektronike e MASH-it”, njoftuan nga MPB.

Share.
Exit mobile version