Në seancën e sotme në Kuvend, u refuzua projektligji i propozuar nga deputetët e LSDM-së për rritjen e pagës minimale.

Nga 95 deputetë të pranishëm, 63 votuan kundër propozim ligjit, 19 për, ndërsa nuk kishte të abstenuar

Propozimi për rritjen e pagës minimale në 36.960 denarë (600 euro) nga marsi 2026 deri në mars 2027 ishte dje në rendin e ditës të seancës së Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike.

“Rritja e pagës minimale në 600 euro duhet të ndodhë nëse duam një jetesë të denjë dhe normalitet shoqëror”, thanë nga LSDM.
Disa deputetë thanë se rritja e kostos së jetesës gërryen drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve.

OBRM-PDUKM ka propozuar ndryshime ligjore për të ulur pagat e nëpunësve civilë. Fondet e kursyera, thonë ata, do të ripërdoren për shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

Ndryshimet mbulojnë pagat e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në degën ekzekutive, gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe kryetarëve të komunave. Masat e propozuara parashikojnë një ulje të koeficientëve për zyrtarët shtetërorë, si dhe një shkallë të re pagash për kryetarët e komunae bazuar në numrin e banorëve./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version