minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
NPK “Tetova”: Po bëhet pastrimi i të gjitha mini-deponive - Shqiperia.info

NPK “Tetova” njofton se janë duke bërë pastrimin e të gjitha mini-deponive që janë krijuar në qytet. Nga NPK thonë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre.

“Ekipet e Ndërmarrjes Publike kanë bërë pastrimin e të gjitha mini-deponive të krijuara në territorin e komunës sonë. E gjitha kjo erdhi si pasojë e disa defekteve që pamundësonte marrjen e mbeturinave. Ky problem tashmë është zgjidhur dhe puna vazhdon rregullisht”, thonë nga NPK “Tetova”.

Ndërsa qytetarët ankohen se ky problem vazhdon me muaj, nga komuna e Tetovës thonë se kanë pasur probleme të njëpasnjëshme dhe se ka dy ditë që kanë filluar me pastrimin e mbeturinave nëpër lagjet e qytetit.

Muaj më para komuna e Tetovës nënshkroi kontratë me kompaninë “Saubermacher”. Atëherë u tha se nga 1 janari kjo kompani do të fillojë me menaxhimin mbeturinave.

NPK “Tetova”: Po bëhet pastrimi i të gjitha mini-deponive appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version