MPB njofton se një punëtorë nga Kavadari gjatë kryerjes së punimeve ka rënë nga çatia e Aeroportit të Ohrit.
Më 08.06.2026 në orën 11:25 të paradites, nga Departamenti i Policisë së Ohrit është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në çatinë e njërës prej ndërtesave në Aeroportin Ndërkombëtar “Shën Apostull Pavle” në Ohër, një punëtor është rrëzuar dhe ka marrë lëndime të rënda, informoi policia.
Personi i lënduar, Z.P. (44) nga Kavadari, është transferuar menjëherë në spitalin “Shën Erazmo” për ndihmë mjekësore.
Oficerët e policisë kanë dalë në vendngjarje, është kryer inspektim dhe po punohet për sqarimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/

