minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Një punëtorë bie nga çatia e Aeroportit të Ohrit, dërgohet në spital me lëndime të rënda - Shqiperia.info

MPB njofton se një punëtorë nga Kavadari gjatë kryerjes së punimeve ka rënë nga çatia e Aeroportit të Ohrit.

Më 08.06.2026 në orën 11:25 të paradites, nga Departamenti i Policisë së Ohrit është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në çatinë e njërës prej ndërtesave në Aeroportin Ndërkombëtar “Shën Apostull Pavle” në Ohër, një punëtor është rrëzuar dhe ka marrë lëndime të rënda, informoi policia.

Personi i lënduar, Z.P. (44) nga Kavadari, është transferuar menjëherë në spitalin “Shën Erazmo” për ndihmë mjekësore.

Oficerët e policisë kanë dalë në vendngjarje, është kryer inspektim dhe po punohet për sqarimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version