Më 09.06.2026 në orën 00:03 në DPB Strugë, V.S. ka raportuar se bashkëshortja e tij N.S. (41) i ka lënë fëmijët e tyre të mitur duke fjetur në automjetin e saj ndërsa ajo ka shkuar në punë.

Me autorizim nga prokurori publik, oficerët e policisë morën masa dhe i gjetën fëmijët duke fjetur në automjetin e parkuar në një parking nëntokësor në rrugën Vllado Maleski. Fëmijët iu dorëzuan babait të tyre V.S.

Po merren masa për sqarimin e rastit dhe pasi të dokumentohen plotësisht, kundër autorëve do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version