minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident të rëndë trafiku pranë Ratavicës - Shqiperia.info

Një person 56-vjeçar nga Koçani ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në afërsi të fshatit Ratavicë, njoftojnë nga MPB.

Sipas informacioneve, në aksident janë lënduar edhe dy persona të tjerë.

“Më 11 maj në orën 21:28, në SPB Shtip u njoftua se në rrugën rajonale në fshatin Ratavicë, pranë vendit të quajtur “Globica”, kishte ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Në aksident ishin përfshirë një automjet pasagjerësh “Yugo” me targa të Probishtipit, i drejtuar nga G.S. (56) nga Koçani, dhe një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Koçanit, i drejtuar nga A.M. (29), gjithashtu nga Koçani.

Shoferi i “Yugo”-s pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Shtipit, ku më vonë ndërroi jetë nga lëndimet. Një mjek konstatoi vdekjen e tij. Lëndime pësuan edhe pasagjeri i tij S.S. dhe shoferi i “Peugeot”-it”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version