Zëvendëskryetari i komunës, Albi Qamili, ka njoftuar se ka nisur puna për riemërtimin e rrugëve të qytetit.

Qamilii njëkohësisht është emëruar kryetar i këtij grupi.

Qamili njoftoi se në ditën e parë të angazhimit ka pranuar dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak, duke u njohur në detaje me punën e deritanishme.

Ai theksoi se procesi do të vazhdojë mbi bazën e punës së kryer, por edhe duke marrë parasysh propozimet e ardhura nga qytetarët.

“Emrat e rrugëve në Tetovë duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin e qytetit”, theksoi Qamili.

Sipas tij, synimi është që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe me një qasje gjithëpërfshirëse.

Share.
Exit mobile version