Kamioni me targa të Kosovës që shkaktoi aksidentin e rëndë rrugor në unazën e Shkupit në të cilin humbën jetën katër persona, hyri në pikën kufitare të Bllacës, ishte bosh dhe nuk kishte parregullsi në procedurën doganore, tha Boban Nikolovski, Drejtor i Doganave të Maqedonisë, në një intervistë në “TV Telma”.

Aksidenti në qarkoren e Shkupit, Prokuroria propozon paraburgim për shtetasin e Kosovës

“Gjithçka që lidhej me procedurën doganore për automjetin e mallrave dhe shoferin i plotësonte të gjitha kushtet e kërkuara në procedurën doganore për të kaluar nëpër atë pikë kalimi kufitar. Ajo që ndodhi më vonë është një rast që duhet të shqyrtohet nga institucionet e tjera shtetërore”, tha Nikollovski.

Dirigjenti i parë i Operas dhe Baletit Kombëtar, baritoni Riste Velkov, djali i tij 20-vjeçar Adam dhe dy djemtë njëzetvjeçarë – Marko Gjorgjievski dhe Petar Milanov, miq të Adamit, janë të vdekurit në këtë aksident tragjik trafiku.

Kujtojmë se Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për shtatasin e Kosovës i cili drejtonete automjetin./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version