
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski njoftoi se nga 31 tetori do të fillojë edhe një linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka të Qipros.
Nikolloski tha se kjo është linja e 11-të brenda 10 muajve që siç tha, subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate
Njoftimi i plotë:
“Prej 31 tetorit 2025 fillon linja e re ajrore Shkup – Larnaka (Qipro)!
Kjo është linja e 11-të e re brenda 10 muajve, rezultat i politikave të Qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM.
Subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate.
Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e transportit ajror në Maqedoni”, tha Nikolloski.
Nikolloski: Nga 31 tetori do të fillojë edhe një linjë e re ajrore nga Shkupi në Qipro appeared first on Telegrafi.