Sot në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup aterruan aeroplanët e parë të linjave të reja të vendosura Barcelonë – Shkup dhe Lion – Shkup. Ato janë pjesë e politikës qeveritare për mbështetje financiare për vendosje të linjave të reja ajrore dhe destinacione të reja për qytetarët, njoftoi përmes një video porosie në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Siç thotë Nikolloski, politika e subvencioneve të cilën e udhëheq Qeveria i jep rezultatet e para. Për disa muaj ka dhjetë destinacione të reja nga të dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër.
“Sot në mëngjes, ateruan aeroplanët e parë nga Barcelona dhe Lioni. Kjo do të thotë shumë për rritjen e turizmit dhe përmirësimin e ekonomisë në Maqedoni. Me fluturimet e reja që ka siguruar Qeveria, ne po kontribuojmë në rritjen e numrit të udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Me fluturimet direkte nga Spanja, Barcelona dhe Franca, Lioni, sigurisht që do të kontribuojmë shumë në këtë drejtim. Politika e subvencioneve e udhëhequr nga Qeveria dhe Ministria e Transportit po jep rezultatet e para. Brenda pak muajsh, do të kemi dhjetë destinacione të reja nga të dy aeroportet. Premtoj shumë destinacione të reja, shumë më tepër udhëtarë në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, shumë më tepër turistë, më shumë mundësi për shkëmbim, shumë më tepër njerëz që do të vijnë në Maqedoni për biznes dhe shumë më tepër njerëz që do të udhëtojnë”, thekson Nikolloski.
Nikolloski: Maqedonia dhe Shkupi në hartën ajrore të Barcelonës dhe Lionit, siguruam dhjetëra destinacione të reja appeared first on Telegrafi.