
Zbatimi i projekteve do të mbështetet nga ekspertë të nivelit të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët do të sigurojnë zbatimin cilësor dhe në kohë të projekteve, ndërsa nga ana tjetër, do të rrisin cilësinë e kompanive të ndërtimit në Maqedoni dhe do të sjellin njohuri dhe përvoja të reja në vend, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Ai njoftoi se në ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë, mbështetje teknike do të merret nga një kompani nga Britania e Madhe që ndërtoi metronë më të sofistikuar të dixhitalizuar në Londër.
“Gjatë çdo vizite në Londër, flas shumë për mbështetjen teknike, është diçka shumë e rëndësishme, diçka që do të thotë përvojë dhe njohuri, dhe për mua është po aq e rëndësishme sa edhe komponenti financiar. Lidhur me hekurudhën, po diskutojmë marrjen e mbështetjes teknike nga kompania më e fortë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është Crossrail.
Është kompania që ndërtoi linjën më të re dhe më të gjatë në Londër, linjën e parë të metrosë të dixhitalizuar në këtë pjesë të botës, linjën e metrosë “Elizabeth”, e cila mban emrin e Mbretëreshës Elizabeth. Pra, po flasim për ata lloj ekspertësh dhe po flasim për një projekt prej 20 miliardë paundësh, pra vetëm ky projekt është katër herë më i shtrenjtë se ai që kemi si marrëveshje.
Ne negociojmë me atë profil njerëzish që të vijnë të na ndihmojnë, sepse një ndihmë e tillë është dypalëshe. Njëra është afatshkurtër, sepse keni një zbatim të besueshëm dhe me cilësi të lartë të projektit, dhe së dyti, po trajnoni personel për të ardhmen”, tha Nikolloski./Telegrafi/
Nikolloski: Kompanitë dhe ekspertët më të mirë britanikë do të ofrojnë mbështetje për zbatimin e projekteve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.