minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nikolloski: BE ka pranuar kërkesat tona, shoferët janë pranuar si profesionistë - Shqiperia.info

Zv. kryeministri dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolloski sot njofton se BE ka pranuar kërkesat e transportuesve të mallrave.

Nikolloski në profilin e tij në Facebook shkruan se Brukseli ka pranuar që shoferët janë pranuar si profesionistë.
Sapo mora lajme të shkëlqyer nga Brukseli në lidhje me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Pikëpamjet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim.

Pas protestave dhe ofensivës së fortë të periudhës së kaluar, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për Vizat që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin janë përballur shoferët profesionistë.

Bashkangjitur është pjesa më e rëndësishme e saj. Faleminderit të gjithë miqve të Maqedonisë që ndihmuan në zgjidhjen e këtij problemi”, shkruan Nikolloski./Telegrafi/


Share.
Exit mobile version