Zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski thekson se çështjet që kanë të bëjnë me kredinë duhet të paraqiten më qartë. Shteti, tha, po punon në një cikël të madh investimesh që duhet të përfshijë autostrada, rrugë rajonale dhe të shpejta, infrastrukturë hekurudhore, spitale, arsim… dhe për të gjitha këto projekte, disa nga mjetet janë siguruar tashmë në kuadër të buxhetit, dhe disa do të merren hua “siç bën çdo vend normal perëndimor shumë i zhvilluar kur investon në projekte të tilla”.

Detajet se për cilat projekte specifike do të shpenzohen paratë do të dihen, vuri në dukje ai, pas një ose dy muajsh. Diskutimet janë ende duke vazhduar dhe janë në një fazë shumë të avancuar.

Sipas ministrit, ambicia numër një e Qeverisë është të ndërtojë një hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10, nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Greqinë, nga Tabanoca deri në Gjevgjeli. Hekurudha do të ketë dy linja, një kargo linjë që do të lëvizë me një shpejtësi prej 120 kilometrash në orë dhe një linjë pasagjerësh me një shpejtësi prej 160 – 200 kilometrash në orë. Kargo linja do jetë me gjatësi të trenave deri në 750 metra, që është maksimumi kudo në botë dhe do ta bëjë Maqedoninë shumë konkurruese, ndërsa linja e pasagjerëve do të lejojë udhëtimin nga Shkupi në Selanik për një orë e gjysmë deri në një orë e 40 minuta. Kur serbët të përfundojnë pjesën e tyre, udhëtimi nga Shkupi në Beograd do të zgjasë 2.5 orë, nga Shkupi në Budapest 4.5 orë dhe nga Shkupi në Vjenë gjashtë orë.

“Nuk e di se si u plasua informacioni në opinion, por pjesa që shteti do të marrë hua kaq shumë u transmetua gabimisht. Duhet t’i paraqesim gjërat më qartë. Po punojmë në një cikël të madh investimesh që duhet të mbulojë sektorë të shumtë, autostrada, rrugë rajonale dhe të shpejta, infrastrukturë hekurudhore, spitale, arsim. Po flasim për projekte aktuale dhe të reja, si dhe projekte që duhet të ndryshojnë imazhin e Maqedonisë. Por kjo nuk do të thotë që një sasi e caktuar parash do të huazohet nga një vend, por përkundrazi disa nga mjetet janë siguruar tashmë në kuadër të buxhetit, dhe disa do të huazohen siç bën çdo vend normal perëndimor shumë i zhvilluar kur investon në projekte të tilla”, vuri në dukje Nikolloski për “Sitel”.

Nikolloski: Ambicia numër një e Qeverisë është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version