minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ngjitëset “NMK” nga nesër fillojnë të shpërndahen në kontrollet teknike - Shqiperia.info

Ngjitëset me shenjën e re për automjetet “NMK” kanë mbërritur dhe nga nesër do të fillojnë me shpërndarjen e tyre në kontrolle teknike në mbarë vendin, tha për “Sloboden Peçat” ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Siç tha Toshkovski, shpenzimet për ngjitëset do t’i mbulojë MPB-ja, por paraprakisht ishte planifikuar që qytetarët t’i paguajnë nga 30 deri në 50 denarë.

Tenderin për blerjen e ngjitësve “NMK” e ka fituar kompania “Kvantum dooel Shkup”, ndërsa prodhues i pllakave është kompania gjermane “EHA Hofman”.

Sipas dimensioneve, MPB-ja i blen ngjitëset me çmime të ndryshme. Pra, për një afishe me përmasa 99×42, MPB paguan 35 denarë, për ngjitëset me dimensione 85×40 milimetra çmimi është 41 denarë, ngjitëset me dimensione 63×37 milimetra kushtojnë 35 denarë dhe ngjitëse me dimensionin më të vogël arrinë në 29,5 denarë për dy afishe.

Ngjitëset “NMK” nga nesër fillojnë të shpërndahen në kontrollet teknike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version