
Sot ndodhi një ngjarje tragjike në Shkup ku nga një ndërtesë ka rënë një grua së bashku me fëmijnë e saj. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar motra e viktimës.
Ajo thotë se shteti ka qenë i njoftuar për ankesat e viktimës, mirëpo nuk ka pasur reagim.
Tragjedi në Shkup, nëna me fëmijën hidhen nga ndërtesa
“Edhe pse është e vështirë për mua, dua të flas në emër të familjes sime, sot ndodhi një vrasje.
Sot Ministria e Brendshme, Shërbimet Sociale dështuan, sot i gjithë sistemi ynë dështoi… Pas vitesh të tëra dhune në familje të raportuara, dhune fizike dhe psikologjike ndaj të dyve, kërcënimeve, raportimeve, tentativës së vrasjes në mes të një institucioni shtetëror, humba mbesën dhe motrën time.
Shteti lejoi që jetë të reja të shuheshin, ju lutem mos spekuloni për atë që ndodhi, askush nuk do t’i kthejë të dashurit e mi, por drejtësia do të duhet të ndiqet deri në fund dhe ne nuk do të ndalemi derisa të ndodhë!
Duke pasur parasysh se pavarësisht të gjitha raportimeve dhe ngjarjeve, institucionet nuk kanë vepruar deri më tani, kërkoj vëmendje nga publiku dhe media për këtë, nuk do ta lëmë të kalojë si një numër, drejtësia duhet të arrijë tek të gjithë”, shkruan motra e të ndjerës./Telegrafi/






