Ndërmarrja e Transportit Publlik “Shkup” i njofton përdoruesit e transportit publik se nga 4 prilli (e shtunë) do të fillojë të zbatohet një orar i ri për një pjesë të linjave në kuadër të rrjetit të vetëm të linjave në kryeqytet.
“Me ndryshimet po bëhet harmonizimi i orarit me Vendimin për një sistem të integruar tarifor në transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të transportit publik”, njoftoi ndërmarrja.
Informacionet rreth orarit të ndryshuar, duke përfshirë orarin statik sipas linjave dhe orarin sipas ndalesave, i cili do të zbatohet nga pasnesër, do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të NQP “Shkup”: https://skopjebus.mk/mk

