”Sa familje mbeten pa punë? Rreth 20. Vetëm në qendrën kryesore u larguan rreth 13.” tha një pronare e një tezgë të larguar.

Kështu shprehet një pronare e një tezge të larguar, e cila me vite ka shitur në rrugë.

Ajo thotë se pos saj, edhe rreth 20 familje tjera, që kanë punuar në mënyrë të ngjashme, pas aksionit të largimit të shtandëve, tezgave dhe kioskeve në qendër të Shkupit, kanë mbetur pa punë.

”Çfarë do të marrin tani turistët, nuk ka as petulla, as gështenja, as suvenirë, as fara, lodra e asgjë. Nëse nuk iu pëlqejnë tezgat, le të na thirrin në bisede. Neve nuk na duhen tezga nga Qyteti i Shkupit, i kemi tonat. Na duhen vendet pasi nuk behet fjalë vetëm për një por janë rreth 20 familje që asnjë nuk është i punësuar.” tha një pronare e një tezgë të larguar.

Nga ana tjetër qytetarët ndajnë mendime të ndryshme. Disa thonë se me aksionin e largimit të shtandëve, tezgave dhe kioskeve në vendet publike, janë zgjeruar hapësirat publike e disa tjerë thonë se nuk duhet të largohen.

”Duhet të largohen edhe pse janë interesante për të huajit por nuk ngjajnë, pasi nuk janë mirë të bëra.” tha një qytetare.
”Duhet tu gjendet vend që të duken bukur, por kështu një andej e një këndej nuk ngjanë në asgjë.” tha një qytetare.

“Ju a jeni që të largohen a jo? Unë jam që të mos largohen. Për arsyen që kë punuar në kioskë? Jo që kam punuar por kalojnë të huaj dhe blejnë.” tha një qytetare.

Komuna Qendër, përmes inspektoratit komunal dhe shërbimeve komunale, në bashkëpunim me organet e rendit gjatë një aksioni të jashtëzakonshëm për lirimin e hapësirave publike, ditë më parë u larguan edhe disa kioskë në hyrje të çarshisë, me çka hapësira publike u rikthye për qytetarët. Aksione kundër uzurpimit të hapësirave publike u paralajmëruan edhe nga Qyteti i Shkupit. /Alsat.mk

Share.
Exit mobile version