minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nesër sërish do të protestohet në Shkup, Ademi fton sportistët, artistët dhe figurat publike të bashkohen me studentët - Shqiperia.info

Studentët shqiptarë nesër do të protesojnë sërish në qytetin e Shkupit.

Mevlan Ademi, njëri nga organizatorët e protestës për mbrojtjen e gjuhës shqipe, i ka bërë thirrje sportistëve, artistëve dhe figurave publike ti bashkangjiten protesës së nesërme.

“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike,ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj.Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë.Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, hajdeni të protestojmë bashkë.Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve!”, shkruan Ademi.

Kujtojmë se në protestën e mëparshme, strudentët kërkuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, teksakjo protestë e ditës së nesërme do të përfshijë dhe kërkesën për respektimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet.

Share.
Exit mobile version