Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se më 21.05.2025 (e mërkurë), në periudhën nga ora 9:00 deri në 12:00, trafiku në autostradën A3 Shtip – Koçan do të devijohet nga kryqëzimi Krupishte në kryqëzimin Koçan për shkak të aktiviteteve teknike.
Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të ridrejtojë trafikun gjatë asaj periudhe në rrugën e vjetër Shtip – Koçan.
MPB u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga policia dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut./Telegrafi/
Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në rrugën Shtip – Koçan appeared first on Telegrafi.