minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Nesër në Kuvendin e RMV-së do të bëhet koordinimi i parë zyrtar - Shqiperia.info

Nesër në Kuvend do të bëhet koordinimi i parë i presidentit Afrim Gashi me përfaqësues të partive, pas seancës konstituive. Paraprakisht, siç informojnë deputetët për MPB-në, ka pasur një takim joformal të përfaqësuesve të partive parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Gashi konfirmon për MPB-në se nesër do të ketë takim dhe se do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe se kur mund të mbahet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por ai. thotë se nuk e di nëse do të ketë një marrëveshje.

Burime partiake për MPB-në thonë se para së gjithash do të formohen komisione për shqyrtimin e këtyre ligjeve dhe më pas do të dalin në seancë. Në seancën e nesërme koordinuese, siç bëhet me dije, do të negociohet për këtë dinamikë.

Informatat zyrtare për negociatat për përbërjen e Qeverisë ndërmjet OBRM-PDUKM-së, Vredit dhe ZNAM-it janë se bisedimet janë ende në vazhdim. Në pyetjen e një gazetari në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski tha se ende nuk ka asgjë konkrete për përbërjen e qeverisë së ardhshme. Nga Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër, informuan se gjatë javës së ardhshme do të caktohet mandati për qeverinë e re, kur edhe do të fillojë të mbarojë afati për formimin e saj.

Nesër në Kuvendin e RMV-së do të bëhet koordinimi i parë zyrtar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version