Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nesër fillojnë regjistrimet nëpër shkollat ​​e mesme për vitin shkollor 2025-2026. Regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre personale të përdoruesit në schools.mk.

Paraqitja e parë e regjistrimit zgjat prej më 14 deri më 17 qershor, ndërsa paraqitja e dytë është më 30 qershor. Rang- listat përfundimtare pas dy paraqitjeve, shkollat ​​do t’i shpallin më 2 korrik.

Ashtu sikurse gjatë viteve të kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumente në letër në shkolla ndërsa po bëhen përpjekje nga viti i ardhshëm procesi të digjitalizohet plotësisht.

Konkursi me vendet e lira është publikuar në këtë link.

Nesër fillon regjistrimi në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version