minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Nedellkov: SASHK-u nuk ka miratuar vendime për masa radikale apo grevë për shkak të pagave - Shqiperia.info

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK, Jakim Nedelkov, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se nuk kanë miratuar vendimin për masa më radikale, protesta apo greva, por do të jenë konstruktiv si partner social.

Presin që deri kah mesi i shtatorit të rrumbullaksohen negociatat lidhur me rritjen e pagave në arsim.

“Ajo që të gjithë në sektorin publik morën pagën e marsit 2024, me harmonizimin e pagave konform ligjit për pagën minimale, SASHK-u dhe punonjësit e arsimit do ta marrin në shtator, që do të thotë konform afatit ligjor prej 6 muajve dhe duhet t`i harmonizojmë pritjet e të gjithë të punësuarve në arsim që të rriten pagat ose të harmonizohen. Paga bazë pa shtesa në arsimin fillor është rreth 33.500 denarë, kurse në arsimin e mesëm 34.600 denarë. SASHK-u nuk ka miratuar vendim se do të zbatojë masa më radikale. Mendohet për protesta apo grevë dhe kësisojo prindërit nuk duhet të shqetësohen për nisjen e vitit të ri shkollor. Sic paralajmëruam do të jem kontruktiv si partner social me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë dhe presim që kah mesi I shtatorit t`i rrumbullaksojmë negociatat”, tha Nedellkov.

Nedellkov: SASHK-u nuk ka miratuar vendime për masa radikale apo grevë për shkak të pagave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version