Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në vendkalimin kufitarë “Tabanoc” për hyrje dhe në vendkalimin kufitarë “Bogorodicë” për dalje nga Maqedonia e Veriut është rreth 30 minuta, njoftojnë nga LAMM.

Në vendkalimet tjera nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

 

 

 

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritja për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version