minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar çmimi i banesave në Shkup është rritur për shtatë për qind - Shqiperia.info

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e katërt të vitit 2023 janë rritur për shtatë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe për një për qind në krahasim me tremujorin e tretë, sipas indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan rritje prej 18.8 për qind në nivel vjetor, pra me 1.3 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar rritja vjetore ishte 12.9 për qind, ndërsa rritja tremujore ishte 1.6 për qind. Rënia e çmimeve ka vazhduar edhe në tremujorin e tretë, kur rritja vjetore ishte 11 për qind, dhe krahasuar me tremujorin paraardhës 2.9 për qind.

Në vitin paraardhës 2022 ka pasur tendencë rritëse, në tremujorin e parë çmimi i banesave është rritur me 12,4 për qind në bazë vjetore, i ndjekur nga rritje prej 16,6 për qind në tremujorin e dytë, me 21,2 për qind në tremujorin e tretë dhe me 20,6 për qind në tremujorin e katërt.

Banka Popullore përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me shpalljet e shitjes të publikuara nga agjencitë që merren me transaksionet e patundshmërive.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës për lejet e ndërtimit të lëshuara për tetor 2023, në rajonin e Shkupit është planifikuar ndërtimi i 323 banesave të reja./Telegrafi/

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar çmimi i banesave në Shkup është rritur për shtatë për qind appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version